Berat, çifti i të moshuarve vdes duke u hedhur nga kati 8-të

Berat, çifti i të moshuarve vdes duke u hedhur nga kati 8-të

Një ngjarje tragjike u regjistrua në Berat, ku një çift të moshuarish u gjetën të pajetë poshtë pallatit ku banonin. Burrë e grua me probleme shëndetësore, ishin transferuar në qytet disa muaj më parë, por nuk ishin ambientuar dhe sipas familjarëve shpesh herë u kërkonin fëmijëve ti kthenin në fshatin ku jetonin më parë.

BERAT- Kujtim dhe Këze Agalliu, të moshuarit që i dhanë fund jetës në mënyrë tragjike në Berat e kishin paralajmëruar aktin ekstrem.

Të vendosur në qytet vetëm 6 muaj më parë, ku jetonin të vetëm çifti 78 dhe 70 vjeçe nuk kishin arritur të ambientoheshin dhe u kishin kërkuar katër fëmijëve që jetonin në emigrim i kthenin në Qereshnik.

Në të kundërt i kishin kërcënuar se do ti jepnin fund jetës, ashtu siç edhe ndodhi mëngjesin e kesaj të premteje, konmfirmuan të afërm të familjes.

"Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i 8-të i pallatit, duke gjetur vdekjen,"-raportoi policia e Beratit.

Hetimet

Sipas hetimeve të para dyshohet se ka qënë burri ai që ka hedhur nga ballkoni i katit të tetë ku jetonin gruan dhe më pas është hedhur vetë.

Që të dy kishin edhe probleme të rënda shëndetësore çka ka përkeqësuar gjendjen e tyre psikologjike.

Burri vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe skizofrenia, ndërsa gruaja ishte konstatuar me tumor, siç konfirmojnë edhe të afëmit

 Të dhënat e para të policisë flasin për një akt ekstrem në kushtet e depresionit, por megjithatë pritet marrja në pyetje e familjarëve të çiftit dhe dëshmitarëve 


EMISIONET