Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore është festuar me një sërë aktivitetesh në qytetin e Beratit.

Motivet historike, arkitektonike dhe kulturore u përcollën në muzeun etnografik, ku u mbajt një konkurs me veshje tradicionale beratase dhe të trevave përreth.

Më pas në një tjetër aktivitet përveç ekspozitës së fotografive u pasqyruan edhe veshjet popullore tradicionale të çdo qyteti shqiptar. I pranishëm në aktivitet kryebashkiaku i Beratit, Ervis Demo theksoi se ajo çfarë është trashëguar nga të parët duhet të ngrihet në një nivel më të lartë.

Aktivitete të tjera u zhvilluan edhe në Muzeun Kombetar të Hebrejve Solomoni, ku në fokus ishte bujaria e banorëve të Beratit në mbështetje të Hebrejve gjatë luftës së dytë botërore.

Të pranishëm në aktivitetet kulturore në Berat ishin edhe deputetë të qarkut, përfaqësues të ambasadave të huaja në vendin tonë, përfaqësues të besimeve fetare të ndryshme si dhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak.

/Ora News.tv/