Në të gjithë Serbinë mbrëmjen e 13 janarit u festua viti i ri serb. Aktivitetet e shumta të organizuara për këtë njarje kulmuan mnë mesnatë me një spektakël fishekzjarresh në Beograd.

Viti i ri sipas kalendarit julian, i cili tek serbët quhet më së shpeshti Viti i Ri i Serbëve, ndërsa tek të tjerët njihet si Viti i Ri i Vjetër apo Viti i Ri Ortodoks, është festë e cila festohet më 13 janar të çdo viti sipas kalendarit gregorian. Sipas kalendarit julian, në këtë datë i bie 1 janari.

Edhe pse kjo festë nuk shënon zyrtarisht vit të ri, ajo festohet me shumë ëndje në shumë vende të Ballkanit. E njëjta festohet edhe në Rusi, Bjellorusi, Ukrainë, Armeni, Moldavi, Gjeorgji… Vlen të theksohet se shënimi i vitit të ri julian bëhet edhe në disa kantone gjermane të Zvicrës (siç është ai Alter Silvester) dhe në disa vise të banuara nga komuniteti gal në Skoci (Am Bothan nga Edinburgu).

Për Vitin e Ri të Serbëve në disa vise të ish-Jugosllavisë përgatitet një ëmbëlsirë në të cilën vendoset një monedhë. Serbët e Kosovës këtij zakoni i përmbahen edhe sot e kësaj dite.

/Ora News.tv/