Europa League luan sot aktin e saj të fundit të këtij sezoni në këtë kompeticion. Në "Amsterdam Arena" sonte do të zhvillohet finalja e parë e madhe Europiane e cila do të na njohë me fituesin e parë trofeut të parë ndërkomëbtar të sezonit. Protagonistë të kësaj finale të madhe do të jenë "Shqiponjat" e Benfikës dhe "Blutë" e Londrës. Këta të fundit pasi triumfuan një vit më parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, në Chempions Ligë kërkojnë të bëjnë të njëtën gjë edhe në finalen e Europa Ligë. Për londinezët e Chelsit ky do të ishte viti i dytë radhazi që mund të triumfojnë në kompeticionet Europiane. Finalja e këtij edicioni ka mbetur edhe objektivi i vetëm që Blutë të shpëtojnë një edicion disi të dështuar. Nga ana tjetër, edhe portugezët e Benfikës kërkojnë me patjetër që këtë vit të të realizojnë ëndrrën e tyre, fitimin e këtij trofeu pasi në vitin e fundit kanë qenë pothuajse gjithmonë pretendent, duke arritur deri në gjysëmfinale. Këtë vit ata kanë thyer tabun duke shkuar në finale ndërsa kërkojnë me patjetër ngritjen e këtij trofeu. Trajnerët e të dyja skuadrave nuk pritet të bëjnë shumë ndryshime në formacionet e zakonshme të tyre. Tekniku i Benfikës, Horge Hezus, pritet të hedhë nga minuta e parë formacion: 4-2-3-1 Në portë Artur, në mbrojtje: Pereira, Luisao, Garaj, dhe Malgarejo, në qendër të mesfushës: Matiç dhe Perez, ndërsa treshja Salvio, Lima dhe Gaitan do të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit Kardozo. Në kampin tjetër edhe trajneri i skuadrës së Chelsit, Benites pritet që të hedhë nga minuta e parë formacionin 4-2-3-1 Në portë Çeh, në mbrojtje: Eshley Kole, Ivanovic, Kahill dhe Azpilikueta, në qendër të mesfushës do të jetë dyshja Ramires dhe David Luiz, ndërsa treshja Hazard, Mata, dhe Moses do të mbështesin sulmuesin e vetëm në repartin e avancuar që do të jetë bomberi iberik, Torres. Finalja e Europa Ligë do të luhet në Amsterdam Arena në orën 20 e 45 dhe do të drejtohet nga arbitri holandez, Bjorn Kuipers. Kompanitë e basteve kuotojnë me koefiçentin 2.7 fitoren e Benfikës, 3.3 bazrazimin ndërsa 2.5 fitoren e londinezve të Chelsit.

/Ora News.tv/