Benedikti paralajmëron Françeskun kundër heqjes së "beqarisë së detyrueshme të priftërinjve"

Benedikti paralajmëron Françeskun kundër heqjes së

Papa në pension Benedikti XVI  ka dalë në mbrojtje të beqarisë priftërore në Kishën Katolike pasi pasardhësi i tij Papa Francesku ka thënë se mund të konsiderojë që të pranojë si priftërinj, burra të martuar, në rrethana shumë specifike, për të adresuar mungesën e priftërinjve katolikë.

Apelin Papa Benedikti e ka bërë në një libër, bashkëautor me Kardinal Robert Sarah.

Qëndrimi vjen si përgjigje ndaj një propozimi për të lejuar që burrat e martuar të shugurohen si priftërinj në rajonin e Amazonës.

Papa Benedikti, i cili u tërhoq në 2013, tha se ai nuk mund të heshtë për këtë çështje.

Në libër, Papa Benedikti thotë se beqaria, një traditë shekullore brenda Kishës, ka "domethënie të madhe" sepse lejon që priftërinjtë të përqëndrohen në detyrat e tyre.

92-vjeçari thotë se "nuk duket e mundur të realizohen të dy profesionet [priftëri dhe martesë] njëkohësisht".

Është e rrallë që Papa Benedikti, i cili ishte Papa i parë që dha dorëheqjen në gati 600 vjet, të ndërhyjë në çështjet klerike.

Vatikani nuk ka komentuar akomba mbi librin, i cili u publikua pjesërisht nga gazeta franceze 'Le Figaro' para botimit të plotë të hënën.

Për Kishën Katolike, mungesa në rritje e priftërinjve është një problem serioz, pasi çereku i famullive në botë, nuk kanë prift.

Aktivistët për reformimin e procedurës së bërjes prift kanë sugjeruar prej kohësh që burrat e martuar mund të ndihmojnë klerin për kryerjen e detyrave fetare.



EMISIONET