Papa Bendikti XVI ka dhënë informacione se do të tërhiqet në izolim, larg nga syri i publikut, pas dorëheqjes së tij në fund të këtij muaji. “Edhe pse po tërhiqem do jem gjithnjë afër jush dhe jam i sigurt se ju do jeni afër meje, edhe pse unë do të mbetem i fshehur nga bota”, ka thënë ai në disa komente të bëra për priftërinjtë e Dioqezës së Romës, në kapacitetin e tij si peshkop i kryeqytetit italian. Ndërkohë, ai ka bërë thirrje edhe për “një rilindje të vërtetë të kishës”. Papa Benedikti i 16-të ka shpallur të hënën se do të tërhiqet më 28 shkurt. Kjo është hera e parë në 600 vitet e fundit që Papa jep dorëheqje. Ky vendim  e detyron Këshillin e Kardinalëve të Kishës Katolike që të zgjedhë Papën e ri, para fillimit të muajit prill.

/Ora News.tv/