Pesë persona do të hetohen të lirë  pasi dyshohen se u përfshinë në sherrin e ndodhur më 9 nëntor, kur u dhunua pronarin i një lokali në fshatin Dunicë të Pogradecit.  

Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se, këta shtetas për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin E.Ç, 39 vjeç, si edhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Pesë të rinjtë janë banues në fshatin Memëlisht dhe Çervenakë, Pogradec.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Dëshmia nga Pogradeci: Me shkop bejsbolli, i shkatërrojnë lokalin dhe e bëjnë për spital


/Ora News.tv/