Ben Andoni: Haradinaj doli bllof me demarkacionin me Malin e Zi

Ben Andoni: Haradinaj doli bllof me demarkacionin me Malin e Zi

Analisti Ben Andoni thotë se teza e Ramush Haradinajt është lodhshme. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Andoni tha se ish-kryeministri doli bllof sa i takon demarkacionit me Malin e Zi.

Ben Andoni:  Ka pasur një zgjim të zotit Haradinaj. Ka dalë me një tezë që mua më duket e lodhshme. Ajo thotë se do kthej hapësirën e cila i është dhënë tani Malit të Zi. Në mënyrë simbolike thotë se do kthej "gurin në çakor". Ne e dimë që Mali i Zi është shkëputur nga procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, gati është më i avantazhuar se Serbia. 

Kosova ka një qasje shumë perëndimore sa i përket perëndimore. Karta e nacionalizmit është një kartë që shkon drejt lindjes, atë që mbajnë serbet sesa Kosova. Kosova është e garantuar nga mbështetja e SHBA. Problemi i vetëm i kartës nacionaliste të zotit Haradinaj është se ai doli bllof sa i takon demarkacionit me Malin e Zi, doli i paqartë sa i përket qëndrimit me SHBA. Po ashtu ka dalë i paqartë me administratën e Kosovës. 

Analisti Andoni foli edhe për marrëdhëniet mes Alba Kurtit dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Pyetje: Të gjitha takimet janë zhvilluar me zotit Kurti dhe ish-kryeministrit Mustafa. A tregon kjo një farë dobësie në figurën e Vjosa Osmanit. Kush mbetet lideri real i LDK-së?

Ben Andoni: Kosova dhe zoti Kurti nuk i shmanget dot aspektit bajraktarist të problemit. Ashtu si ndodh edhe në Shqipëri. Femra shqiptare sado që të marrë pushtet, asnjëherë nuk lihet nga kolegët e saj që të përfaqësohet në nivele të tilla.

Jo më kot takimet bëhen mes zotit Kurti dhe zotit Isa Mustafa. Sepse Mustafa përfaqëson edhe linjën e besimit edhe linjën e asaj që bashkon grupazhet e ndryshme tek LDK-ja.

Pyetje: Fjala vjen në një situatë pas zgjedhore kush do ti ketë letrat për të negociuar një koalicion?

Ben Andoni: Patjetër që do ti ketë Isa Mustafa. Mua më bën përshtypje sepse edhe ish-ministri i Ekonomisë së tyre, Abdulla Hoti, asnjëherë edhe në momentet kur Isa Mustafa nuk ishte, gjithmonë liheshe në hije. Edhe në hije zoti Mustafa drejtonte LDK-në. Është karakteri bajraktarist i gjithë politikës së Kosovës dhe zoti Albin Kurti nuk është se i shpëton shumë këtij lloj përfaqësimi, sado që ka një luk modern.

Pyetje: Mendon se zoti Mustafa mund të shqyrtojë një marrëveshje përtej VV-së?

Ben Andoni: Për momentin jo, sepse kjo e degradon disi pozicionin e tij. E para ka vija të kuqe me PDK-në. Nëse bashkohen përsëri me PD, Kosova besoj se shkon shumë shpejt në zgjedhje të tjera. E vetmja gjë që mund të bëjë është me partitë e vogla.

EMISIONET