Belsh, një person plagoset me armë zjarri/ EMRI

Belsh, një person plagoset me armë zjarri/ EMRI

Një konflikt i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të një personi në Belsh.

Pas marrjes së njoftimit forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa bëjnë të ditur se i plagosuri Adriatik Kasa  është dërguar për ndihme mjeksore në Spital.

Po ashtu bëhet e ditur se policia ka identifikuar personin që ka qëlluar me pistoletë dhe nisi krehjen e zonës për kapjen e tij, por pa dhënë detaje mbi identitetin.

Njoftimi i Policisë

Më datë 09.06.2018, rreth orës 21:10 pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi A.K., 43 vjeç, banues në fshatin Seferan, Bashkia Belsh.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku nga veprimet e shpejta është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi L.H., 24 vjeç, banues në fshatin Seferan, Belsh.

I plagosuri është trasportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET