Befasuese/ Kampionët e Seria A me "dorë të hekurt", largojnë arkitektin

Befasuese/ Kampionët e Seria A me "dorë të hekurt",

Juventusi mori një fitore mjaft të rëndësishme përballë Napolit me rezultatin 3-1. Një trepikësh që shërben si bonus për bardhezinjtë, pasi thellojnë në +6 distancën me ndjekësit.

Por pas një lajmi të gëzuar tifozët e "Zonjës së Vjetër" kanë marrë një lajm vërtetë tronditës. Beppe Marotta, menaxheri i përgjithshëm i bardhezinjve ka njoftuar ndarjen me klubin ku u bë i njohur dhe ku solli një ndër futbollistët më të mirë në botë.

"Detyra ime si menaxher i përgjithshëm i Juve do të skadojë më 25 tetor. Juventusi dëshiron të vazhdojë të bëhet më i ri, kështu që unë do të largohem. Juventusi gjithmonë do të mbetet në zemrën time.

Vendimi im apo vendimi i Juventusit? Do ta mësoni në të ardhmen. 

Posti i presidentit të FIGC? Jo, nuk do të jem një opsion!

EMISIONET