Komisar Bedri Hasanaj rikthehet në detyrë si Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Vendimi për rikthimin në detyrë të Hasanajt është marrë nga drejtori i policisë së Tiranës Ardian Çipa. Bedri Hasanaj ka mbajtur detyrën e Shefit të Postës së Policisë në Farkë. Më herët Hasanaj ka mbajtur postin e shefit të patrullës së përgjithshme edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve të 23 qershorit.  

/Ora News.tv/