Bebe Rexha largohet nga Shqipëria: Ndihem e lodhur, por zemra imë është plot

Bebe Rexha largohet nga Shqipëria: Ndihem e lodhur, por zemra imë

Bebe Rexha erdhi në Shqipëri dhe bëri të lumtura dy familje në Bubq duke ia rindërtuar shtëpitë. Këngëtarja me famë botërore la turneun e saj dhe u nis direkt për në Shqipëri pas tragjedisë së madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Ajo vizitoi banesat e shkatëruara nga lëkundjet e forta dhe ngushëlloi çdo banor të Bubqit. Bebe tha para të gjithëve se pavarësisht se ka lindur në Amerikë ajo e ndjen veten shqiptare dhe ka gjak shqiptari.

Ditën e djeshme Rexha njoftoi të gjithë  përmes një postimi në “Twitter” se ka mbërritur në SHBA dhe pavarësisht lodhjes së madhe ajo e ka zemrën plot.

“Jam duke u rikthyer në Shtetet e Bashkuara. Ndihem shumë e lodhur por zemra ime është plot”, ka shkruar këngëtarja.


EMISIONET