​BE: Takimi tjetër Thaçi-Vuçiç brenda pak javësh

​BE: Takimi tjetër Thaçi-Vuçiç brenda pak

Bashkimi Evropian me anë të një komunikate për media ka shpalosur detajet e takimit të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në këtë komunikatë thuhet se Thaçi e Vuçiç u pajtuan që brenda pak javëve të zhvillohet një takim tjetër.

“Sot, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së, është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 Gjatë këtij takimi, Mogherini bashkë me dy presidentët e kanë rishikuar progresin që është bërë në diskutimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. 

Ata u pajtuan që brenda pak javëve të takohen prapë për ta vazhduar punën e tyre”, thuhet në komunikatën e BE-së./KosovaPress/

EMISIONET