BE hap aplikimet: Bursa për nëpunës të rinj civil, kriteret

BE hap aplikimet: Bursa për nëpunës të rinj civil, kriteret

Bashkimi Evropian hap aplikimet për bursa për të gjithë ata nëpunës të rinj civil, të cilat do të zhvillohen nga data 27 nëntor- 15 dhjetor.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka kontraktuar Shkollën Franceze të Administratës Publike "Ecole National d'Administration" (ENA), e cila në bashkëpunim me ASPA do zbatojë një trajnim specifik për 15 nëpunës nga administrata shtetërore shqiptare.

Programi përfshin një periudhë kohore prej 4 muajsh trajnim, ku 15 ditë do bëhen në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër do zhvillohet në Paris dhe Strasburg.

Kritere sugjeruese të pranimit për nëpunësit civil

  • Nëpunës civil të punësuar sipas ligjit për nëpunësin civil dhe me status të konfirmuar në shërbimin civil;
  • Aktualisht të punojnë në administratën publike shtetërore ose në institucionet shtetërore të varësisë;
  • Niveli i kategorisë ekzekutive dhe të ulët drejtuese në fushat: Politika Publike, Hartimi i Legjislacionit, Integrimi Evropian, Zbatimi i Strategjive dhe Raportimi, Planifikimi i Buxhetit dhe Menaxhimi Financiar, anëtarë të Grupeve Ndër-institucionale të Punës dhe Grupi i Menaxhimit të Politikave të Integruara (GMPI);
  • Mosha: maksimumi 35 vjeç (në kohën e aplikimit);
  • Eksperienca në këtë fushë: maksimumi 5 vjet në administratën publike, në kohën e aplikimit;
  • Nuk kanë përfituar më parë nga skema të ngjashme;
  • Përdorues të gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Shënim:

  • Procesi i testimit dhe programi i trajnimit do të kryhet në gjuhën angleze;
  • Do të përzgjidhet një numër maksimal prej 15 kandidatësh;
  • Thirrja për aplikime do të hapet për çdo fushë të përcaktuar në pikën 3, nën kriteret e pranimit;
  • Thirrja për aplikime do të përcaktojë maksimumin e vendeve të dedikuara për çdo fushë aktiviteti të përmendur më sipër.

Procesi i aplikimit

Me hapjen e procesit të aplikimit, kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë, si shprehje e interesit për pjesëmarrje në procedurën përzgjedhëse:

  • CV (formati Europass http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae);
  • Letër e shprehjes së motivimit, e cila përshkruan arsyet pse dëshironi të bëheni pjesë e programit;
  • Formulari i Aplikimit;
  • Kopje e vlefshme e certifikatës së gjuhës TOEFL, IELTS, ose Cambridge (nëse e dispononi); Në rastet kur kandidati nuk disponon një certifikatë të tillë, atëherë ai do t’i nënshtrohet një testimi për gjuhën Angleze;
  • Deklarata e përgjegjësisë në lidhje me përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes, duke përfshirë këtu disponueshmërinë për të udhëtuar jashtë vendit dhe qëndrimin në Francë për periudhën e trajnimit, të nënshkruar në datën përkatëse nga kandidati;
  • Fotokopje e pasaportës (në rast se pasaporta skadon përpara 31 dhjetorit 2018, duhet rinovuar gjatë periudhës së aplikimit);
  • Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e aplikimit do t’i nënshtrohen një testimi me shkrim dhe me gojë.

Datat kryesore sugjeruese

  • 27 nëntor-15 dhjetor 2017: Hapja e thirrjes për aplikim;
  • 18 dhjetor 2017: Testim i gjuhës angleze (për kandidatë të përzgjedhur, të cilët nuk kanë certifikatë të vlefshme TOEFL, IELTS ose Cambridge);
  • 20 dhjetor 2017: Testim me shkrim;
  • 8-12 janar 2018: Testimi me gojë;
  • 15-26 janar 2018: Publikimi i rezultateve dhe nënshkrimi i kontratës me administratën vendase;
  • 26 shkurt 2018: Fillimi i ciklit të trajnimit.

Kandidatët e suksesshëm do të angazhohen

  • Pjesëmarrje të detyrueshme në ciklin e trajnimit nga dita e parë deri në provimin në përfundim të ciklit, për një kohëzgjatje totale prej 4 muajsh;
  • Dorëzimin e të gjitha dokumenteve në kohën e duhur për procesin e vizave dhe finalizimin e kontratës me administratën e vendit të tyre, ENA dhe DAP. Këto procese do të lehtësohen nga zyra e projektit në Tiranë;
  • Pasaportë të vlefshme (biometrike) deri më 31 dhjetor 2018.

Ky program do të mbulojë shpenzimet e mëposhtme

  • Pagesën e shkollimit për të gjithë kohëzgjatjen e praktikës;
  • Akomodimin dhe koston e jetesës në Francë;
  • Kostot e vizës;
  • Biletat e avionit dhe sigurimin shëndetësor.

EMISIONET