Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi të mërkurën, 27 maj, dhunën dhe përshëndeti nisjen e hetimeve nga ana e Avokatit të Popullit në lidhje me rastin e një romi grumbullues mbeturinash në Tiranë që u filmua nga një kalimtar ndërsa dy policë bashkiakë e dhunonin. 

“Delegacioni i BE-së dënon të gjitha format e diskriminimit, margjinalizimit dhe dhunës, veçanërisht kundër anëtarëve të komuniteteve rome dhe egjiptiane”, deklaroi delegacioni për BIRN.

“Për rastin specifik të imazheve të qarkulluara në mediet sociale, Delegacioni i BE-së bazohet në punën e autoriteteve përkatëse kombëtare dhe në këtë drejtim mirëpret hetimin e nisur nga Avokati i Popullit për këtë çështje,” vijon më tej deklarata.

Bashkia e Tiranës nuk ka bërë komente publike mbi këtë çështje ndërsa një zëdhënës i saj nuk i është përgjigjur pyetjeve të BIRN të dërguara me SMS.

Policia bashkiake e Tiranës është shfaqur shpesh në median sociale duke keqtrajtuar qytetarë të ndryshëm, disave duke i bërtitur, të tjerëve duke u konfiskuar mjete të ndryshme tregtie, në kushte të paqarta ligjore.

Policët e Veliajt grushta në sy të gruas shtatzënë, më pas i dhanë 2 mijë lekë


/Ora News.tv/