BBC artikull për një "minoritet të fshehtë të sllavo-maqedonasve"

BBC artikull për një "minoritet të fshehtë të

Tensionet mes Athinës dhe Shkupit mbeten të larta, veçanërisht sa i përket akuzave politike për irredentizëm kundrejt Maqedonisë së Veriut.

Një rast i tillë u regjistrua një ditë më parë, kur ambasadori grek në Londër dorëzoi një notë proteste ndaj agjencisë angleze të lajmeve, BBC, pasi kjo e fundit në një artikull të së dielës kishte raportuar rreth ekzistencës së minoritetit maqedonas në vend.

Ambasadori Dimitris Karamicos-Ciras shtoi se çështja e minoritetit maqedonas në Greqi mbetet një problem fiktiv, duke përsëritur një shprehje diplomatike që Athina e ka përdorur më herët edhe për temën e popullsisë çame në vend kur kjo është shtruar nga Tirana zyrtare.

Kryediplomati theksoi se, ndryshe nga ç'raportohet në artikull, marrëveshja Athinë-Shkup nuk parasheh një enti por një kombësi maqedonase, dhe se myslimanët janë i vetmi minoritet i pranuar nga Greqia.

Opinioni publik në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi vijon të jetë i ndarë rreth Marrëveshjes së Prespës të arritur qershorin e kaluar.

Një sondazh i porositur nga rrjeti televiziv, Sitel, tregoi të hënën se më pak se 45 për qind e të intervistuarve e shohin pozitivisht rezultatin e negociatave ndërmjet dy vendeve, ndërsa 1 për qind më shumë mbeten skeptikë.

Ndërkohë, mbështetja për marrëveshjen në Athinë është edhe më e ulët, dhe sipas një sondimi të gazetës "To Vima" gjatë fundjavës, rreth 70 për qind e grekëve e kundërshtojnë pajtimin me Maqedoninë e Veriut dhe dëmet e mundshme që ajo i kanos sovranitetit të vendit.

EMISIONET