BB ul parashikimet për rritjen ekonomike, kujdes projektet PPP

BB ul parashikimet për rritjen ekonomike, kujdes projektet PPP

Banka Botërore  ul parashikimet për rritjen ekononike të Shpërisë si pasojë e dy projekteve të mëdha energjitike aazësjellsit TAP dhe hidrocentrali i Devollit

 Në raport theksohet se rritja ekonomike për vitin 2018 pritet të ketë një mesatare në 3.6 për qind nga 4 për qind që parashikon qeveria.  

Specialistja pranë Bankës Botërore, Hilda Shkjau foli për zbatimin e menjëhershëm të zbatimit të reformave, e cila pritet të ketë impakt pozitiv në ekonomi.

Hilda Shkjau: Për vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe krijimi i hapësirave fiskale nëpërmjet rritjes së të ardhurave, nga përparimi i reformës në energji si kusht i nevojshëm për konsolidimin fiskal për rritjen ekonomike, nga përmirësimi i klimës së biznesit si dhe nga vijimi i përpjekjeve për forcimin e sistemit financiar, reduktimin e kredive të kqija përmirësimi i kuadrit rregullator të sistemit bankar.

Në një moment që marrëveshjet PPP janë kthyer në debatin e ditës Banka Botërore kërkon që të bëhet më shumë transparencë në përzgjedhjen e projekteve

Hilda Shkjau: Nuk është ideja që a mund të gjenden para për të financuar projekte, ideja është nëse vendi ka nevojë për këto projekte dhe sa të mira janë këto projekte për të sjellë benefiti, se pavarësisht nga kush financohen PPP paguhen ose nga taksa paguesit ose përdoruesit e aseteve që ndërtohen. Nuk është thjesht ideja e sigurimit të financimit, ne jemi më tepër te fokusuar te përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike sesa tek financimi i njërit apo tjetrit projekt.

Një ndër zhvillimet pozitive në këtë raport është fakti se me përjashtim të Bosnje-Hercegovinës niveli i papunësisë nga viti në vit po pëson një rënie graduale, sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo fal investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat.

EMISIONET