Bayern i falet shtesave, Gladbach ndjek nga pas Leipzig

Bayern i falet shtesave, Gladbach ndjek nga pas Leipzig

Minutat shtesë kanë qënë fatlume për Bayern Munich.

Gjiganti bavarez doli me pikë të plota nga transferta e Freiburg, teksa e mposhti me shifrat 3-1. Golat e Zirkzee dhe Gnabry në minutën e dytë shtesë dhe të pestën i dhanë fitoren Bayern.

Ndërkohë, goli i avantazhit të kampionëve të Bundesliga erdhi përmes Robert Lewandowski, i cili ngjitet i vetëm në krye të klasifikimit të golashënuesve me 19 rrjeta personale.

Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich ngjitet në vendin e 3-të me 30 pikë, katër më pak se Monchengladbach, që nga ana e saj mposhti 2-0 Paderborn. Kjo fitore i ngjit Gladbach në vendin e dytë në kuotën e 34 pikëve, aq sa Leipzig kryesues.  
 
Në takimet tjera, Wolsburg barazoi 1-1 përballë Schalke, Koln përmbysi 4-2 Eintracht Frankfurt dhe Hertha Berlin mori maksimumin në transfertën e Leverkusen, ku mposhti "aspirinat" me shifrat 0-1.

EMISIONET