Batuta e Ramës: Ajo vrima dhe tubat qenkan si PD me Babalen

Batuta e Ramës: Ajo vrima dhe tubat qenkan si PD me Babalen

Kryeministri gjatë inspektimit të punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës ka ironizuar sërish opozitën, duke përmenduar Babalen.

Këtë herë duke bërë edhe dallimin mes cilësisë së punimeve në kohën e qeverisë së PD dhe qeverisë së tij.

Rama: Ajo vrima aty me gjithë ato tubat qenka si partia jote me Babalen aty, ndërkohë që ne vazhdojmë rregullojmë dhe fillojmë nga e para dhe transformojmë gjithë gungat dhe bërdungllat që latë ju. Ju na turpëruat dhe në Bruksel dje por ne nuk kemi rrugë tjetër. Ne do ta shembim ato, do vazhdojmë drejt kështu që të marrin shembull nga bashkëpunimi jonë si shtet me sipërmarrjen.

Nga investimet në këtë zonë do të duhet të bëhen shpronësime për familjet që preken, familje të cilat Kryeministri theksoi se do të kompensohen sipas ligjit përkatës. 

Rama: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas të gjitha rregullave. Ata që janë para ’90, atyre u takon 100% pavarësisht se tek letrat kanë ato problematikat e tyre se ka pasur gjithmonë problematike kjo zonë por ata do trajtohen me maksimumin e vëmendjes. Ata që janë në hava, do tu jepet një zgjidhje sociale dhe kaq. Nuk ka tjetër, si kudo.

EMISIONET