Baton Haxhiu dhe plani i tij për të falur krimet serbe

Baton Haxhiu dhe plani i tij për të falur krimet serbe

Simon Wiesenthal në librin e tij të famshëm "The Sunflower" tregon për një çifut në Aushvic i cili u ndesh me një dilemë të madhe morale. Një dilemë e cila përfaqëson dilemën e popullit të tij: faljen ndaj persekutorëve. Simon Wisenthal na tregon se si një ushtar SS i plagosur për vdekje kërkonte falje nga i burgosuri i Aushvicit duke kërkuar paqen përpara vdekjes së tij.

"Me kot priste në dëshpërim për fjalët e ngushëllimit që mund t’i jepnin paqen që kërkonte para vdekjes. Mbrapa dritares së katit të dytë unë pashë një burrë me një fëmije të vogël në krahë. Rrobat e tij kishin marrë flakë. Ngjitur ishte një grua me siguri nëna e fëmijës. Me dorën e lirë burri i vuri pëllëmbën në sytë e fëmijës dhe u hodh në rruge, gruaja e ndoqi. Nga dritaret e tjera filluan të hidheshin trupa në flake, ne filluam të qëllonim" u rrëfye ai ushtari S.S, i cili mendonte se Wisental ishte një përfaqësues i racës së tij dhe përpiqej të kërkonte falje për të çliruar koshiencën përpara vdekjes që po e priste nga çasti në bast.

Ai i lutet çifutit të dënuar në Aushvic për të pranuar faljen e tij, lutet duke pritur me ankth fjalën që do t’i sillte një vdekje të qetë. 

Por djaloshi çifut, i cili me siguri priste vdekjen e afërt në kampin famëkeq edhe pse i rrethuar nga shokët e ushtarit S.S të shtrirë në barelë, qëndroi i heshtur deri sa ushtari dha shpirt.

Një heshtje e cila e shoqëroi gjate gjithë jetës së tij si një dileme e madhe morale. A mund të falen kriminelet.

Ky pasazh i marrë nga libri i një prej ikonave të persekutimit çifut, Wiesenthal flet qartë për dilemën morale në së duhen falur persekutorët, ata që masakruan një popull të tërë, ata që dogjën me zjarr fshatra të tëra, ata që përdhunuan vajzat e reja, që shpërngulën me qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre.

Heshtja e Simon Wiesenthal dhe drama morale e heshtjes se tij ka qenë pikë debati për shumë autoritete fetare dhe filozofike.

Por heshtja dhe mos falja e këtyre krimeve ka qenë dhe është një prej gurëve të rëndësishëm ne themelin e shtetit të Izraelit.

Mu kujtua ky debat kur dëgjova kosovarin Baton Haxhiu i cili me zë dhe figurë propozonte faljen e krimeve serbe.

Unë kam pasur fatin e mirë dhe të keq të kem qenë pjesë e një ekipi britanik që ka ndjekur ngjarjet e Kosovës për 6 muaj në Tropojë në 1998 dhe 6 muaj të tjera në Kukës në ‘99.

E kam përjetuar tragjedinë kosovare me të gjitha tmerret e saja. 

Kam parë karvanët e pleqve me fëmijë të tmerruar nga dhuna serbe, kam folur dhe nuk më ka zënë gjumi nga përshkrimet e burrave të torturuar dhe traumatizuar nga torturat serbe, kam parë lotët e vajzave të përdhunuara që kishin tentuar vetëvrasje.

Kam parë djem dhe vajza të reja të ardhura nga Evropa për të luftuar në radhët e UÇK-së të vrarë nga armët serbe.

Unë nuk e di se ku ka qenë Baton Haxhiu në këtë kohë, por më vjen turp që dëgjoj nga një kosovar një propozim të tillë.

Është një trup për një gazetar dhe intelektual i cili propozon faljen e krimeve ndaj popullit të tij.

Baton Haxhiu në se ka ndonjë problem mund të shikojë modelin Izraelit i cili vazhdon ende me një këmbëngulje të admirueshme të kërkojë kriminelët nazistë kudo në botë për t’i sjellë para drejtësisë.

Sjellja përpara drejtësisë e kriminelëve që masakruan popullin çifut edhe pas dekadash ka qenë një forcë e madhe morale e izraeliteve për t’i kujtuar botës mbarë masakrat e shfarosjes.

Po Batoni ynë? Për çfarë falje flet?

EMISIONET