Nga distanca duket si një mikro-anije kozmike, e njëjtë me ato që na zënë shpesh sytë nëpër filmat fantastiko-shkencorë. Bëhet fjalë për “Bat”, mausin “që fluturon” dhe që komunikon me kompjuterin duke përdorur teknologjinë wireless. Mausi përbëhet nga tre pjesë kryesorë, bazamenti mbi të cilin qendron, unaza magnetike dhe pjesa funksionale e tij, ku përfshihet trupi i përshtatshëm për vendosjen e dorës dhe tre butonat përkatës. Bazamenti dhe unaza mundësojnë “fluturimin” e mausit falë fushës magnetike ndërmjet tyre. Në gjendje të lirë, kur nuk punohet me kompjuterin distanca mes mausit dhe bazës së tij është prej 40 milimetrash, ndërsa kur mbi maus vendoset dora (pesha e ushtruar s’duhet të jetë më shumë se 1 mijë gram), distanca reduktohet në 10 milimetër. “Bat” është krijesë e rusit Vadim Kibardin, i vlerësuar si një ndër 40 dizajnerat informatikë që do të ndryshojnë botën.

/Ora News.tv/