Flamurtari në basketboll për femra ka arritur të marrë një tjetër fitore ditën e sotme, teksa ka arritur të mposht Tiranën me rezultatin 105-61.

Vlonjatet dhe një herë kanë treguar se janë pretendentet kryesore për titullin e këtij sezoni. Ndeshja nisi me pikët e para të shënuara nga Flamurtari i cili kaloi në avantazh me një dypikësh mjaft të bukur.

Skuadra e Tiranës bëri përpjekjet e saj për t'i vështirësuar lojën vendasve, por nuk mundi t'ia arrijë pasi perioda e parë përfundoi 25-14.

Me fillimin e së dytës pati shumë ndryshime tek të dyja skuadrat. Gjithsesi, loja nuk prodhoi shumë histori, pasi në fund të periodës së dytë rezultati u shënua 52-31.

Me të njëjtin ritëm vazhdoi takimi edhe në periodën e tretë, teksa Flamurtari më shumë këmbëngulje e dëshirë mbajti po të njëjtin ritëm,duke e çuar takimin në 83-44.Krejt përballja përfundoi 105-61 me Flamurtarin që tregon forcën nga ndeshja në ndeshje.

/Ora News.tv/