Për herë të parë njësitë vendore nuk kanë pasur ankesa në lidhje me fondet e parashikuar nga buxheti i shtetit. Për vitin 2020 për 61 bashkitë që tashmë i përkasin maxhorancën janë parashikuar 11.2% më shumë fonde nëse e krahasojmë me 2019. Zëvendësministri i Financave kërkoi kujdes nga bashkitë për krijimin e detyrimeve të prapambetura.

61 bashkitë që tashmë i përkasin maxhorancës që prej qershorit të këtij viti do të marrin më shumë para nga buxhetii shtetit.

Në nisje të diskutimit për projektin e vitit 2020 për njësitë vendore është parashikuar një rritje me 11.2 % ose 5.7 mld lekë.

Pesha më e madhe e fondeve do të shkojë për arsimin parashkollor.

Zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi, u kërkoi kryetarëve të bashkive me shumë kujdes për moskrijimin e detyrimeve të prapambetura dhe për taksën e pronës.

Elton Haxhi: Buxheti total i qeverisje vendore do të jetë 11.2% më i lartë sesa viti 2019 ose 5.7 miliardë lekë më shumë se në 2019. Transferta e pakushtëzuar do të jetë mbi 600 milion lekë më e lartë sesa transferta e pakushtëezuar në 2019.

Ndërkohë kryetari i këshillit të qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, kërkoi më shumë vëmendje për fondin e emergjencave në këtë buxhet.

Aldrin Dalipi: Do të doja të sillja në vëmendje për të gjithë aktorët që janë pjesë e këtij konsultimi që nis sot dhe do të vazhdojë në nivel qëndror dhe vendor se një vend i rëndësishëm në projektbuxhetin e 2020 duhet ti kushtohet emergjencave civile nisur dhe nga situata me të cilën u përballëm së fundi.

Në total transferta nga buxheti qendror për bashkitë parashikohet të jetë 25.4 mld lekë.

E pranishme në këtë diskutim ishte edhe kryetarja demokrate në detyrë Voltana Ademi.

/Ora News.tv/