Në Itali vazhdon të ashpërsohet debati politik pas vendimit të disa kryetarëve të bashkive për të mos zbatuar Ligjin Salvini, një normative e re ligjore mbi sigurimin e emigracionin në vend.

Kryetarët e Bashkive të Palermos, Napolit, Rexhio Kalabrisë, Firences, Peskara, Parma, Cervetri etj, kanë sfiduar ministrin e Brendshëm duke mos pranuar ekzekutimin e këtij ligji i konsideruar nga ata "jo njerëzor e kriminal".

Ministri i Brendshëm italian deklaron përgjegjësinë penale të kryebashkiakëve për moszbatimin e një ligji shtetit e gjatë ditës së sotme, një grup pune i Drejtorisë së Përgjithshme Policore të Investigimit e forcave speciale Italiane ka zhvilluar një kontroll në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë së Palermos për të verifikuar punën e tyre ndaj certifikimit të lejeve të qëndrimit të emigrantëve.

Në përkrahje të kryetarit të Bashkisë së Palermos Leoluca Orlando. mjaft qytetarë kanë protestuar sot në sheshin përballë bashkisë me thirrjet kundër ligjit Salvini.

Përballë tyre kryetari i Bashksië së Palermos ka deklaruar se "emigrantët janë njerëz e porti i Palermos do të jetë gjithnjë i hapur për ta".

Gjithashtu dhe kryetari i Bashkisë së Napolit ka  deklaruar se "dhe porti i Napolit është i hapur për emigrantët".



/Ora News.tv/