Bashkitë e djathta letër KQZ-së: Ambientet e KZAZ-ve do jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete

Bashkitë e djathta letër KQZ-së: Ambientet e KZAZ-ve do jenë

Bashkitë nën drejtimin e Partisë Demokratike janë të vendosura për të zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve.

Nëpërmjet një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ato njoftojnë se në datat 27 Qershor 2019 – 2 Korrik 2019, ambientet që ishin vënë në dispozicion të KZAZ-ve dhe GNV do të jenë në funksion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme.

“Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në datat 27 Qershor 2019 – 2 Korrik 2019, në kushtet kur nuk ka një Dekret të Presidentit të Republikës përcaktimin e dates së zgjedhjeve, në ambientet që ishin vënë në dispozicion paraprakisht për KZAZ dhe GNV, është planifikuar të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës”, - shkruhet ndër të tjera.

Gjithashtu në letër thuhet se në përputhje me nenin 56 dhe 62 të Kodit Zgjedhor është vendosur që:

1-Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kemi dërguar listën e zgjedhësve pranë KZAZ-së përkatëse, në kohën kur Dekreti i Presidentit të Republikës ishte në fuqi për organizimin e zgjedhjeve në 30 Qershor.

2-Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrative me të cilin kam caktuar vendndodhjen e Qendrave të Votimit (QV) në territorin e bashkisë. Në ambientet ku ishin planifikuar të vendoseshin QV e që janë në pronësi/administrim të njësisë së qeverisjes vendore, nuk do të lejohet vendosja e asnjë materiali zgjedhor. Ato do të ruhen me punonjës të strukturave të njësisë së qeverisjes vendore, që kanë përgjegjësinë për të mos lejuar hapjen e tyre pa autorizim paraprak nga Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore. Në datën 29-30 Qershor 2019, këto ambiente do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës.

3-Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kemi dërguar propozimet për vendndodhjen e QV në ambiente private apo që nuk janë nën pronësinë/administrimin e njësisë së qeverisjes vendore, si dhe do të njoftojmë pronarët e ligjshëm të këtyre ambienteve për këtë vendim.

EMISIONET