Politika shqiptare duhet të marrë shembull nga politika gjermane në mënyrën se si ajo e trajton qytetarin dhe vendin në përgjithësi. Është ky mesazhi që jep ish-ambasadori i vendit tonë në Gjermani, Bashkim Zeneli gjatë promovimit të librit të tij “Për Gjermaninë”. Për mikrofonin e Ora News, Zeneli tha se Shqipëria ka sfida të rëndësishme përpara, për të cilat nevojitet bashkëpunim dhe tolerancë politike. Bashkim Zeneli: “Nga politika gjermane duhet mësuar. Duhet mësuar me vepra dhe jo vetëm me fjalë nga raportet e politikës me qytetarin, nga raportet e partive politike me njëra tjetrën. Nga gjuha që përdoret nga kompromisi. Mbi të gjitha nga një lloj përgjegjësie e jashtëzakonshme për fatet e vendin. Unë do thoja që sot në Europë pa Gjermaninë nuk bëhet asgjë, me Gjermaninë bëhet gjithçka.” I pranishëm ishte edhe ambasadori i Gjermanisë, Helmut Hoffman. Zyrtari i lartë, ndërsa vlerësoi kontributin e ambsadorit Zeneli, u ndal te marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve. Helmut Hoffman: “Marrëdhëniet gjermano shqiptaro janë mjaft të ngushta dhe shërbehen në mënyrë të shkëlqyer.Unë jam mjaft i bindur se ju zoti ambassador keni dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm në këtë drejtim. Kam shpresën se ky libër do të inkurajojë njerëzit për të zhvilluar më tej marrëdhëniet shqiptare të cilat janë vërtet shumë të mira por jo aq sa mund të përmisohen më tej.” Libri sjell për lexuersin periudhën e ringritjes dhe ribashkimin e Gjermanisë, si dhe kujtime të autorit kur ka mbajtur detyrën e ambasadorit. bashkim zeneli /Oranews.tv/

/Ora News.tv/