Bashkim me Kosovën? Meta: Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit

Bashkim me Kosovën? Meta: Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit

Në lidhje me idenë e Presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta thotë se mbështet çdo iniciativë që nuk cënon marrëdhëniet e Shqipërisë me BE.

Në një intervistë për TV Dukagjinin në Kosovë, Meta thotë se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet hequr çdo barrierë.

Presidenti Meta: Midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet hequr çdo pengesë, që nuk cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Çdo pengesë duhet hequr. Heqja e taksës për shembull nuk e cenon këtë marrëdhënie.

Gazetari: Për cilën taksë po flasim që të mos kemi keqkuptime?

Presidenti Meta: Për taksën tonë, atë të Kalimashit.

Gazetari: Në rregull, që të sqarohemi për të mos pasur keqkuptime në mesin e një debati për taksën me Serbinë...

Presidenti Meta: Duhet të jemi i qartë. Çdo veprim që nuk cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian gëzon mbështetjen time të plotë.

Gazetari: Heqja e këtyre gërmadhave, a e cenon këtë marrëdhënie zoti Meta?

Presidenti Meta: Tani, kur flitet për gërmadha natyrisht që kemi të bëjmë me një simbolikë të caktuar. E theksoj, çdo gjë që nuk cenon integrimin e Shqipërisë në BE gëzon mbështetjen time të plotë sa i takon marrëdhënieve me Kosovën. 

EMISIONET