Bashkia Tiranë e mbytur nga detyrimet, në 2020 duhet të paguhen 338 milionë lekë interesa për borxhin

Bashkia Tiranë e mbytur nga detyrimet, në 2020 duhet të paguhen

Borxhi prej 2.8 miliardë lekësh që Veliaj do të marrë për ndërtimin e teatrit kombëtar sjell një rëndesë të madhe për familjet në kryeqytet që tashmë paguajnë tarifa të shtuara. Për vitin 2020 bashkia e kryeqytetit duhet të paguajë 338 milionë lekë interesa për borxhin e brendshëm, ndërsa në vitin 2019 kishte 1.9 miliardë lekë detyrime të prapambetura.

“Për 9500 metra katrorë, do të ishin të mjaftueshme 30 milionë euro.”

Por në fakt si rezulton situate me financat e bashkisë së Tiranës.

Vetë në vitin 2020 detyrimi për pagesa të interesave në borxhin vendas shkon në 338 milionë lekë, duke shënuar dyfishin e vitit të shkuar.

Madje e njëjta situatë parashikohet deri në viti 2022.

Kësaj i shtohet dhe shuma prej 1.9 miliardë lekësh detyrime të deklaruara si të prapambetura në vitin 2019.

Pikërisht për shkak dhe të kësaj situate ekonominë ne kryeqytet u rritën taksat dhe tarifat.

Vetëm në vitin 2016 u hap debate për taksën e arsimit, që rëndoi  buxhetin e familjeve.

Më tej radhën e kishte tarifa e pastrimit rritja e së cilës kulmoi në shkurt të vitit 2020 me një rritje prej 14 deri në 64 për qind.

Por kostos së krijuar nga keqmenaxhimi do ti shtohet tashmë dhe kredia prej 23 milionë eurosh, ose 2.8 miliardë lekësh.

Dhe pyetja lind se edhe sa do të rriten tarifat që do tu rëndojë qytetarëve të Tiranës.

Sipas deklarimeve zyrtare buxheti i Tiranës për këtë vit shkon në 160 milionë euro.

Në fakt kjo shumë arrihet me përfshirjen e të gjithë komunave dhe të bashkive të vjetra në territorin e kryeqytetit.

Veprim ky si pasojë e ndarjes së re territoriale.

EMISIONET