Bashkia "ndez" Tiranën për Krishtlindje, Veliaj: Më e mira është përpara

Bashkia "ndez" Tiranën për Krishtlindje, Veliaj: Më e

Koncerti i organizuar nga bashkia e Tiranës në pritje të Krishtlindjes i dha gjallëri dhe atmosferë festive sheshit "Skënderbej" mbrëmjen e të dielës. 

Artistë të njohur shqiptarë si Kastriot Tusha, Eva Golemi, Manjola Nallbani, Suzana Frashëri, Ramona Tullumani, Ardita Menisi dhe instrumentist solist Zeqir Sulkuqi, por edhe Orkestra Filamornike dhe kori Pax Dei nën drejtimin e Suzana Turkut, performuan këngë dhe pjesë të zgjedhura jo vetëm shqiptare, por edhe me famë botërore.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përcolli urimin e tij për të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjet, ndërsa theksoi se ato janë momente gëzimi, por edhe reflektimi për këdo për të qenë më solidar dhe më të dashur me njerëzit. 

Veliaj: Në këtë vigjilje Krishtlindjesh dua t'iu uroj të gjithëve atyre që e festojnë, por edhe atyre që nuk janë besimtarë, Krishtlindje të gëzuara dhe shpresoj që shpirti i secilit do jetë pak më i butë, mendja pak më e hapur, zemra pak më e mirë.

Ai shtoi se Krishtlindjet përcjellin për këdo mesazhin se asgjë nuk është e pamundur nëse ekziston dëshira. 

Ndaj, tha kryebashkiaku Veliaj, ky mesazh i shkon sot për shtat edhe Tiranës. 

Veliaj: Unë e di që ka njerëz që kanë ende dyshim, që janë ende skeptikë, por di të them që historinë e bëjnë optimistët, ata besojnë që më e mira është përpara dhe ata që besojnë që bashkëpunimi na bën më të mirë. Nëse do të vazhdojmë me këtë frymë nuk ka asgjë që na ndal që të kemi Tiranën e ëndrrave tona.

Veliaj bëri të ditur se kjo atmosferë festash do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme, që do të kurorëzohet me koncertin e madh me rastin e Vitit të Ri por edhe në datën 1 janar me të sapolindurit për të vazhduar me një vit me plotë energji dhe me punë për Tiranën.  

EMISIONET