Bashkia e Tiranës fton të rinjtë të aplikojnë për të kryer praktikën profesionale

Bashkia e Tiranës fton të rinjtë të aplikojnë për

Të  rinjtë deri në moshën 29 vjeç, nga sot mund të aplikojnë në  projektin “Të rinj dhe të reja drejt një Profesioni”, të hapur nga  Bashkia e Tiranës për të kryer praktikën profesionale pranë subjekteve. 

Praktika  profesionale do t`u shërbejë të rinjve që nëpërmjet trajnimit, për një  periudhë kohore 3-6 muaj, për degët që ata kanë studiuar, të kryejnë  praktikën profesionale pranë subjekteve tregtare, të cilat do t`i  aftësojnë për t’u specializuar në profesionet më të kërkuara nga tregu i  punës.

SI TË APLIKOHET?

Formulari i plotësuar i  Aplikimit dhe dokumentacioni i kërkuar do të dorëzohen pranë Sektorit të  Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit në Bashkinë Tiranë, në një kopje  origjinale. Aplikantët janë të detyruar që të dorëzojnë bashkëngjitur me  Formularin e Aplikimit të gjitha llojet e dokumenteve të cilësuara në  njoftimin publik.

Afati i fundit për dorëzim e formularit të  aplikimit dhe të dokumentave është jo më vonë se data 2 maj 2019,  (brenda orës 16:00). Formulari i plotësuar i aplikimit me dokumentat e  bashkëngjitura duhet të dorëzohen personalisht ose me postë në sportelin  e pritjes me Qytetarin.

EMISIONET