Basha zotohet nga Lezha: Do anulojmë kontratën koncesionare për Milot-Balldre

Basha zotohet nga Lezha:  Do anulojmë kontratën koncesionare për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti zotimin e tij për anulimin e çdo projekti korruptiv të qeverisë Rama sapo ai të vijë në pushtet.

E meqë ndodhej në një takim me fermerët e Lezhës, Basha tha se lista do të nisë me anulimin e kontratës për ndërtimin me koncesion të rrugës Milot-Balldre.

Basha: Anullim të gjithë aferave korruptive duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do i kthehen shqiptarëve. Kjo do na japë mundësi që 100 milion euro ti japin për mbështetje me subvensione fermerëve nëpërmjet një sistemi të digjitalizuar.

Basha tha se as në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre.

Basha: Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulta në rajon. Buxheti i shtetit po të administrohet mirë ka mundësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh.


EMISIONET