Basha tregon se kur do të kemi protestën e radhës nga opozita

Basha tregon se kur do të kemi protestën e radhës nga opozita

Partia Demokratike dhe opozita duket se janë tërhequr disi nga protestat.

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, Basha tha se protesta është një mjet i pazëvendësueshëm i përballjes me këtë regjim, të cilin do ta vazhdojnë ta përdorin.

Por Basha tha se fokusi i opozitës është të afrojnë ditën kur shqiptarët të mund të zgjedhin me votën e tyre të lirë parlamentin që i përfaqëson dhe qeverinë që meritojnë.

Gazetari: Dhe një pyetje të fundit. Zoti Basha në të gjithë këto takime që po zhvilloni a po ju bëni thirrje qytetarëve dhe a ekziston mundësia që ti thërrisni sërish qytetarët në protestë?

Lulzim Basha: Protesta është një mjet i pazëvendësueshëm i përballjes me këtë regjim. E kemi përdorur dhe do të vazhdojmë ta përdorim. Por duhet të kuptojmë se regjimi largohet përmes një procesi zgjedhor, ndaj fokusi ynë është të afrojmë ditën kur shqiptarët mund të zgjedhin me votën e tyre të lirë parlamentin që i përfaqëson, qeverinë që meritojnë.

EMISIONET