Basha: Rama do të kapë Gjykatën Kushtetuese me mashën e tij Dvorani

Basha: Rama do të kapë Gjykatën Kushtetuese me mashën e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga Devolli ku zhvilloi një takim me fermerët, Basha hodhi akuza të ashpra në adresë të tij për korrupsion dhe model të kapjes së shtetit.

Basha: Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet. Në qoftë se institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish-kabinetit të tij qeveritar. Prandaj ai e ka jetike të kapë drejtësinë, të bllokojë reformën në drejtësi, prandaj ai cakton si kukulla prokurorë, gjyqtarë, Gjykatë Kushtetuese. Paligjshmëria dhe padrejtësia prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit të parlamentit.

Nga turi "Rrugëtimi për Shqipërinë", Basha tha se i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama.

Basha: Nëse institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish-kabinetit të tij qeveritar. Edi Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë, të bllokojë reformën në drejtësi, duke caktuar prokurorë si kukulla, gjyqtarë në Gjykatë Kushtetuese.

Më herët burime nga PD sollën në kujtesë faktin se selia blu ka paditur dy vite më parë kreun aktual të KED, Ardian Dvorani, me akuzën për shkelje të Kushtetutës, duke qëndruar jashtë afatit në Gjykatën e Lartë.

Grupi parlamentar i PD-së i kërkoi Prokurorisë të hetojë Ardian Dvoranin për veprën penale të kryerjes së funksionit pas dhënies fund të tij, pasi nga 9 vite qëndroi 12 vjet në funksion.

EMISIONET