Basha paralajmëron sistemin bankar: Mos financioni PPP-të, do anulohen të gjitha

Basha paralajmëron sistemin bankar: Mos financioni PPP-të, do anulohen

Në një moment ku po organizohet për protesta për të larguar qeverinë Rama, Partia Demokratike prezantoi para biznesit platformën ekonomike.

Demokratët parashikojnë ulje të ndjeshme të taksave si frymëmarrje ndaj biznesit dhe Lulzim Basha premtoi ulje të TVSH-së dhe ulje të çmimit të naftës, ndërsa tha se rikthehet taksa e sheshtë në vlerën 9%.

Lulzim Basha: Përbëhen nga masat emergjente të çlirimit të ekonomisë nga zaptuesit e saj si dhe masa të tjera të plota për ndezjen e motorëve të ekonomisë.

Para biznesit, Basha ka paralajmëruar sistemin financiar bankar që të mos mbështetesë Partneritetet Publike Private të lidhura nga qeveria pasi sipas tij pjesa më e madhe do të anullohen.

Lulzim Basha: Këtë vit sipas projeksioneve të institucioneve të besueshme ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare, ky grusht oligarkësh bëhet gati të hedhë 1. 5 mld euro në projekte fantazmë. Projekte që pastaj duhet të financohen nga buxheti i shtetit, nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Dua ti bëj thirrje atyre drejtpërdrejt dhe sistemit financiar bankar, të ndalë menjëherë këtë marrëzi. 

Dua ti paralajmëroj se asnjë prej kontratave të lidhura me qeverinë korruptive të Edi Ramës nuk do të zbatohet. Dua ti paralajmëroj, veçanërisht dua të paralajmëroj sektorin bankar mos t'i futet kësaj aventure, sepse do të ketë pasoja të rënda. 

Nëse ne gjendemi përpara një zgjidhje, të financojmë këto kontrata korruptive dhe të lëmë pensionistët pa pensione, vogëlushët pa ngrohje, shëndetësinë në kolaps, të jeni të sigurt që zgjidhja jonë është e qartë dhe e vendosur, do të falimentojmë shpurën e oligarkëve dhe jo Shqipërinë dhe shqiptarët. 

Ndaj ju bëj thirrje institucioneve financiare mos bëhen pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë ti marrë me vete. Çdo kontrate koncesionare, PPP e lidhur me këta oligarkë gjithësecila prej tyre nga e para tek e fundit do të shfuqizohen. Ky nuk është kërcënim, nuk është premtim, ku është vendim dhe ne do ta bëjmë realitet.

Kryedemokrati Basha tha se programi ekonomik parashikon një paketë specifike për thithjen e bizneseve të huaja.

Lulzim Basha: Oligarkia do të ketë të njëjtën luftë si krimi me të njëjtat instrumenta siç luftohet krimi i organizuar.

Programi ekonomik i Partisë Demokratike është hartuar me ekspertizë të CDU-së gjermane.

Kryekëshilltari ekonomik,  Dr.Martin Henze, tha se qeveria ka dështuasr ndërsa kërkoi mbështetjen e qytetarëve për opozitën.

Martin Henze: Nëse bëj një bilanc, që prej vitit 2013, nuk janë arritur shumë gjëra dhe kur shoh rezultatin, keni humbur shumë njerëz nga qytetet e mëdha. Nuk mund të flas për suksese. Nëse kjo situatë do të ishte në Gjermani, brenda disa javësh do të kishim një ndryshim të qeverisë.

Mendoj që edhe shifra e përmendur nga zoti Rama për rritje 4% të ekonomisë, nuk është e vërtetë, sepse nuk i shoh këto rezultate.Ju jeni duke hartuar një program per njerëzit që duan të punojnë e të kenë një të ardhme më të mirë këtu për vete dhe fëmijët e tyre.. Ky është koncepti që ofron PD, pra diçka e dobishme për çdo sipërmarrës në vend.

Nëse do të më pyesni për të ardhmen, mund t’ju them se reforma e propozuar nga Lulzim Basha është e domosdoshme të realizohet. Së pari për te plotësisr kushtet për një reformë politike për perspektivën e anëtarësimit në BE, së dyti për të krijuar një stabilitet dhe siguri për të gjithë sipërmarrësit dhe qytetarët.

Programi ekonomik i Partisë Demokratike synon që kontratat dhe lejet abuzive të shfuqizohen në 100 ditët e para të qeverisjes, të eleminohen burokracitë për biznesin, të shkatërrohet rrjeti shteror i gjobëvënies ndaj biznesit dhe brenda mandatit të parë Shqipëria të renditet në listën e 30 vendeve më reformatore.


EMISIONET