Basha: Nuk jam miku i Edi Ramës!

Basha: Nuk jam miku i Edi Ramës!

Shpesh herë, kryeministri Rama e quan Bashën "mik", por ky i fundit nuk e pranon kurrë si mik Edi Ramën. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i PD tha se miqte e Ramës janë kriminelët.

Basha: Nuk kam qenë asnjëherë miku i Edi Ramës, kështu që kursejani vetes tuaj ironinë. Edi Rama i ka zgjedhur miqtë e tij, disa janë kriminelë të dënuar. Disa kriminelë që i kanë shpëtuar dënimin, disa marrin favore nga Rama. Këta janë miqtë e Ramës. Kurrë jo Lulzim Basha. Megjithatë kjo nuk është një betejë midis meje dhe tij. Kjo nuk është një betejë mes dy personave. Përballjen me të unë e kam fituar. Atë e ka mundur mashtrimi me të cilën erdhi në pushtet dhe krimi që e mbajti në pushtet.  

Çfarë tha sot Rama për "mikun" e tij Basha

Rama: Dialogu është i hapur. Unë nuk vë kushte, unë nuk jam si paraardhësi im këtu apo si miku im përballë që vënë kushte. Ik ti, që të fillojmë të flasim. Unë them kur do flasim, thotë “ik ti të fillojmë të flasim”. Me kë do flasësh ti? Me murin? Kushte nuk kam. I gatshëm për të folur për çdo gjë por jo për të marr përsipër të dal unë mbi kushtetutën e vendit. Jo!

EMISIONET