Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shkuar këtë paradite në Shkodër, ku zhvilloi një vizitë në Myftininë e qytetit verior, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Pas takimeve në xhaminë e Parrucës, Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, teksa e ka cilësuar këtë festën e madhe të shpresës dhe besimit.

''Gëzuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës dhe besimit. Në veçanti uroj agjeruesit që kanë mbyllur një muaj sakrificash dhe sprovash. Zoti ua pranoftë adhurimin dhe agjërimin. Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë. Zoti e bekoftë Shqipërinë'', tha Basha.


/Ora News.tv/