Basha: S'besoj se Meta zgjidh krizën, nuk ulem me Ramën në tryezë

 Liderët politikë vijojnë të jenë në qëndrime diametralisht të kundërt. 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përsëriti edhe sot se nuk do të ulet në tryezë me Edi Ramën sa kohë që ai është në krye të qeverisë. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të mbajtur zgjedhjet më 30 qershor, edhe pse presidenti i zhdekretoi.  Lexo me shume:  Rama nuk tundet nga 30 qershori: Metën ta bëjnë edhe Mbret, prapë i pakënaqur

Për kryetarin e opozitës Rama më 30 qershor po përpiqet të bëjë grusht shteti.

Në një konferencë me gazetarët të thirrur sot (13 qershor) ne ora 13:30 Basha tha se qytetarët duhet të heqin dorë nga çdo iluzion se do të ketë një zgjidhje deus ex makina dhe se e vetmja mënyrë për të ndalur grushtin e shtetit është bashkimi popullor.

Pyetjes: A i keni kërkuar presidentit shpërbërjen e parlamentit?

Basha u pergjigj: Unë nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj asgjë Presidentit të Republikës, sepse nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize vjen përmes akteve të Presidentit të Republikës. Edi Rama ka faktuar se nuk do tia dijë për Kushtetutën, Gjykatat, drejtësinë dhe as për miqtë ndërkombëtarë. Sepse është njeri i kapur në krim dhe i kapur nga krimi. 

Ndaj e vetmja forcë që mund të ndalë rënien përfundimtare të kësaj shoqërie nën tiraninë e krimit dhe korrupsionit me në krye një ilegjitim si Edi Rama është forca e bashkuar. Kështu ka ndodhur kudo ku shoqëritë e civilizuara janë përballur me prova të tilla. Kështu do ndodh dhe këtu.  Ndaj ftesa ime ndaj cdo qytetari është të heqë cdo iluzion se do të ketë një zgjidhje deus ex makina. Natyrisht dorën e Zotit e duam dhe i lutemi por sic thotë thënia e vjetër shqiptare duhet dhe dora e çdo shqiptari të ndershëm, të cilët në këto 4 muaj rikthyen kurajon shqiptare dhe do të jetë forca e papërballueshme dhe e pandalshme e kësaj bande kriminale që po shkon drejt grushtit të shtetit. 

Rruga për të shmangur konfrontimin total dhe popullor dhe për të mos lejuar drejtimin e një grushti shteti është e pandalshme.

Pyetjes: A do shkojë Basha tek presidenti për tu konsultuar

Basha u pergjigj: Nëse ftohem patjetër që do të shkoj

Pyetjes tjeter : A do të ulet në tryezë me Ramën?

Basha iu pergjigj: "Nuk ka asnjë ulje në tryezë me Edi Ramën sa kohë që ai është në krye të një qeverie ilegjitime.

Basha: Shkarkimi i presidentit Meta, teatër i Ramës, 30 qershori, grusht shteti

Basha e quan seancen e sotme ne Kuvend dhe nismen e  maxhorances qe po diskutohet ne Kuvend si teater per te tërhequr vëmendjen 

Lulzim Basha: Ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të presidentit. E gjithë logoreja e sotme e parlamentit ilegjitim ka vetëm një qëllim të shfokusojë vëmendjen e opinionit nga fakti që e gjithë Europa dhe bota e di që ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar. Një njeri që përfaqëson ilegjitimitet. Ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar. Mos kini asnjë iluzion, farsa e sotme përfundoi në rezolutë dhe do të përfundojë në një qortim të Edi Ramës. Është pjesë e teatrit të Ramës për të larguar vëmendjen nga kriza ku ka futur vendin.

Basha thotë se Rama me 30 qershor po kërcënon me grusht shteti

Lulzim Basha: "30 qershori zyrtarisht nuk përbën më nga pikëpamja kushtetutese datë zgjedhore por nga pikëpamja politike përbën grusht shteti. Ju ftoj më këto momente të vështira ta përbuzim teatrin e propagandës dhe të  mos tërhiqemi si foshnja që tërhiqen vëmendjen me rraketaket" 

Nëse ka një skenar rus për Shqipërinë, zbatuesi i këtij skenari është Edi Astrit Rama Avdylaj. Se nuk ka investim më të madh për të destabilizuar Shqipërinë sesa ta shkrish shtetin me krimn, të tjerat janë broçkulla. Rruga për të shmangur konfrontimin total dhe të pakthyeshëm mes bashkimit popullor dhe narkoshtetit. Rruga e betejës finale për të mos lejuar narkoshtetin të triumfojë mbi demokracinë përmes një grushti shteti është e pandalshme." 




EMISIONET