Basha në ditëlindjen e 29-të të PD: Jemi partia e shpresës, shqiptarët i kanë sytë nga ne

Basha në ditëlindjen e 29-të të PD: Jemi partia e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi  29-vjetorin e themelimit të kësaj partie, ndërsa thotë se  ja kanë   dalë të jetë parti e shpresës për shqiptarët.  Basha shkruan se edhe sot qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga PD.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar 29-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ndërsa në rrjetet sociale shkruan se  Liria dhe Demokracia janë guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa. 

Sot thotë Basha sërish shqiptarët i kanë sytë nga PD, për të finalizuar misionin për të cilin u themelua kjo forcë politike.

Basha: Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!

Ndërkohë PD ka anuluar aktivitetet e planifikuara  për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të saj dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete së bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

EMISIONET