Partia Demokratike thirri mbrëmjen e të enjtes (1 gusht) një takim konsultativ me aleatët e opozitës në lidhje me vazhdimësinë e aksionit antiqeveritar.

Rreth orës 21:00 në selinë e PD-së u paraqitën aleatët e opozitës, ndërsa më vonë mbërriti dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Siç bëjnë me dije burime për RTV  Ora në takim kanë marrë pjesë Petrit Vasili, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Takimi i të enjtes u zhvillua pak orë pas deklaratës së presidentit Ilir Meta për pjesëmarrjen e partive politike në zgjedhjet e dekretuara prej tij për tu mbajtur në datën 13 tetor.


/Ora News.tv/