Basha inkurajon gazetarët për protesta: Do ju mbështesim!

Basha inkurajon gazetarët për protesta: Do ju mbështesim!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka inkurajuar gazetarët që të dalin në protestë pasi do të kenë mbështetjen e opozitës.

Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Basha tha se ditën e sotme janë zhvilluar dy protesta përpara parlamentit, ndërsa pret që edhe gazetarët të protestojnë për të drejtat e tyre.

Basha:  Protestat janë të vazhdueshme dhe janë të shtrira kudo, sot patë dy protesta këtu para parlamentit. Kur do ta bëni ju gazretarët protestën e radhës për poshtërimin dhe shkeljen e të drejtave tuaja, ju sigurojmë që kurdo që ta bëni ne do të na keni në krah.

EMISIONET