Basha i përgjigjet Ramës: O i çmendur! O hajdut! O pleher!

Basha i përgjigjet Ramës: O i çmendur! O hajdut! O pleher!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi ashpwr ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se po kërkon të mbrojw me çdo kusht, atë që e quan  aferën megakorruptive të projektit të Unazës së Madhe. Për këtë qellim  u shpreh Basha, kryeministri është i gatshëm  të bëjë dëshmor me zor efektiven e policisë apo të flakë jashtë shtëpisë fëmijë të pafajshëm.

Basha: Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë! Ti mezi po pret o i sëmurë. Po kështu e mbajte mandatin e parë, i bëre kriminelët deputetë dhe biznesmenë, dhe tani do t’i bësh policet vajza, dëshmore për karrigen dhe tepsinë tënde, o i çmendur, o hajdut!

Kreu i Partisë Demokratike pati edhe një apel të qartë për kryeministrin, duke i kujtuar atij se realizimi i këtij projekti është nëj vijë e kuqe që nuk duhet shkelur.

Basha: Të gjithë atje janë e do të jenë, për të të penguar ty. Dhe së shpejti do të marrësh atë që meriton. Ndaj tërhiqu sa nuk është vonë.Ndal terrorit ndaj banorëve, ndaj fëmijëve, ndaj nënave. Ndal dhunimit barbar që ju bën të shoqëruarve.  Ndal terrorit ndaj banorëve, ndaj fëmijëve, ndaj nënave. Ndal dhunimit barbar që ju bën të shoqëruarve. U bëj thirrje të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të verifikojnë torturat mizore që po ushtrohen tek dhjetëra të arrestuar e të shoqëruar nën urdhrat e Edi Ramës.

Unaza e Re tha kryetari i opozitës është kryekëput një aferë jo për zhvillimin e Tiranës, por pasurimin e atij që e quan aga të Surrelit.

Deklarata e plote e Lulzim Bashes

Afera e Unazës së Re është kryekëput një aferë jo për zhvillimin e Tiranës, por për pasurimin e Agait të Surrelit. Kjo është arsyeja përse Edi Rama është shfaqur para shqiptarëve i shfazuar tërësisht me sulme dhe gjuhë të ndyrë, me një diarre të vërtetë verbale duke sulmuar këdo: opozitën, gazetarët, analistët, banorët, të cilët do t’iu rrëmbejë pronën

-Për të mbrojtur tepsinë dhe karrigen Edi Rama po përdor policinë si burracak. I përdor duke vendosur vajza të pambrojtura në linjën e parë që të përballen me protestues të mllefosur sepse u ka shkuar tek pragu i derës. I përdor në propagandën e tij dhe pastaj do t’i bëjë edhe dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë!

-Paratë e policisë i ka vjedhur, paratë që duhet të shkonin për trajnim, për mjete, për organizim, i ka vjedhur, i ka bërë rrush e kumbulla në tendera korruptivë veshjesh, fasadash dhe vjedhjesh të tjera. Për para nuk pyet as për sigurinë e policisë e të askujt. Për para po shet Shqipërinë dhe çdo shqiptar

-Ndal terrorit ndaj banorëve, ndaj fëmijëve, ndaj nënave. Ndal dhunimit barbar që ju bën të shoqëruarve. U bëj thirrje të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të verifikojnë torturat mizore që po ushtrohen tek dhjetëra të arrestuar e të shoqëruar nën urdhrat e Edi Ramës. Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. Nuk ke për t’i marrë ato 40 milionë euro. Nuk do të të lëmë.

24 orët e fundit janë shënuar nga tre ngjarje të ndërthurura me njëra-tjetrën që kanë lidhje më një dhe vetëm një aferë: vjedhjen 40 milionë euro për 2 km, 2 mijë euro për cm të megaaferës së Unazës së Re.

E para, që ka ndodhur ka qenë një diarre verbale të shkaktuar nga overdoza e parave që Edi Rama ka planifikuar të vjedhë me Unazën e Re.

Afera e Unazës së Re është kryekëput një aferë jo për zhvillimin e Tiranës, por për pasurimin e Agait të Surrelit. Kjo është arsyeja përse Edi Rama është shfaqur para shqiptarëve i shfazuar tërësisht me sulme dhe gjuhë të ndyrë, me një diarre të vërtetë verbale duke sulmuar këdo: opozitën, gazetarët, analistët, banorët, të cilët do t’iu rrëmbejë pronën dhe të shndërrojë në këtë mënyrë pronën e tyre në një tokë të djegur për përftimin e 40 milionë eurove, të megaaferës ku është përfshirë ai , tre kompanitë, hajdutë dhe ortakë të tjerë me kompani, biznesmenë dhe pronarë mediash.

Pra, Edi Rama është tërësisht i obsesuar të mbrojë marrëveshjen që ka lidhur kokë me kokë me këto tre kompani dhe ndonjë pronar mediash për të vjedhur 40 milionë euro, 2 mijë cm në vjedhjen më të madhe të infrastrukturës në historinë e analeve të infrastrukturës botërore. Ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm, nëna dhe fëmijë, po sulmon gjithë ata që i rrezikojnë tepsinë dhe karrigen.

Shikoni si flet nga mëngjesi deri në darkë për karrigen e tij, karrigen, karrigen, karrigen, karrigen. Për karrigen e tij, për tepsinë e tij, për 40 milionë euro që ka vendosur të vjedhë këtu dhe miliona të tjera anembanë Shqipërisë është i gatshëm të flakë në mes të rrugës fëmijë të pafajshëm, qindra familje pa strehë.

Për të mbrojtur tepsinë dhe karrigen Edi Rama po përdor policinë si burracak. I përdor duke vendosur vajza të pambrojtura në linjën e parë që të përballen me protestues të mllefosur sepse u ka shkuar tek pragu i derës. I përdor në propagandën e tij dhe pastaj do t’i bëjë edhe dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë!

Ti mezi po pret o i sëmurë. Ajo duhet të punojë në një vend tjetër, nuk duhet të jetë në radhë të parë të protestës. Nëqoftëse do të kishim një polici të trajnuar, në radhë të parë nuk duhet të kishte police, zonja, vajza të pambrojtura. Po kështu e mbajte mandatin e parë, i bëre kriminelët deputetë dhe biznesmenë, dhe tani do t’i bësh policet vajza, dëshmore për karrigen dhe tepsinë tënde, o i çmendur, o hajdut!

Paratë e policisë i ka vjedhur, paratë që duhet të shkonin për trajnim, për mjete, për organizim, i ka vjedhur, i ka bërë rrush e kumbulla në tendera korruptivë veshjesh, fasadash dhe vjedhjesh të tjera.

Për para nuk pyet as për sigurinë e policisë e të askujt. Për para po shet Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

Sot dua të të jap një mesazh të qartë e të prerë: tërhiqu nga afera korruptive e Unazës. Asnjë centimetër nuk do të përparosh në këtë aferë. Çdo centimetër u kushton shqiptarëve 2 mijë euro. Të gjithë atje janë e do të jenë, për të të penguar ty. Dhe së shpejti do të marrësh atë që meriton. Ndaj tërhiqu sa nuk është vonë.

Ndal terrorit ndaj banorëve, ndaj fëmijëve, ndaj nënave. Ndal dhunimit barbar që ju bën të shoqëruarve. U bëj thirrje të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të verifikojnë torturat mizore që po ushtrohen tek dhjetëra të arrestuar e të shoqëruar nën urdhrat e Edi Ramës. Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. Nuk ke për t’i marrë ato 40 milionë euro. Nuk do të të lëmë. Kjo është vija e kuqe për ty. Kjo është vija e kuqe për çdo shqiptar. Sprapsu dhe mendohu mirë. Nuk do të të lëmë të sakrifikosh as jetë qytetarësh. I bëj thirrje çdo polici dhe policeje të mos vihet në vijën e sakrifikimit dhe të përballjes me vëllezërit dhe motrat e tyre që mbrojnë shtëpitë e tyre, po të bëhet pjesë e qëndresës dhe e përballjes. Nuk do të lejojmë që kjo aferë, kjo megaaferë  korruptive, për të mbushur xhepat e agait të Surrelit, të ortakëve të tij dhe të ndonjë pronari mediash, të shkatërrojë jetët dhe shtëpitë e qindra vogëlushëve dhe të shkaktojë më shumë viktima të pafajshme, civilë apo policë.

Sot në orën 5 përsëri do të ketë protest. Përsëri Partia Demokratike, unë, grupi parlamentar do të jemi aty. U bëjmë thirrje qytetarëve t’u bashkohen , të jemi aty të gjithë së bashku për t’i qendruar fuqimisht  këtij hajduti dhe të çmenduri që ka për mision të vjedhë Shqipërinë dhe ta zbrazë atë nga shqiptarët e ndershëm.



EMISIONET