Basha: Gëzuar Fitër Bajramin, E keqja do të mundet

Basha: Gëzuar Fitër Bajramin, E keqja do të mundet

Kryetari i PD-se Lulzim Basha ka percjelle mesazhin e urimit per te gjithe besimtaret myslimane me rastin e Fitër Bajramit.

  Koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes  vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e  besimit  në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e  nesërmja do të jetë më e mirë.

 Bashkoj lutjet e mija me të gjithë besimtarët, në veçanti për çdo bashkëqytetar në vështirësi e pamundësi, për ata që lëngojnë  e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit, për prindërit dhe për  fëmijët tanë e për mbarë kombin tonë, me këtë sure me titullin  kuptimplotë Shndritja:

 "Si kur shndrin dielli i mesditës,
Ashtu dhe natën kur terri bie,
Zoti yt nuk të ka braktisur,
As zemëruar me ty nuk është.
Dhe patjetër çfarë po vjen,
Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,
Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,
E ti i lumtur”. 

 Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin!

 Zoti e bekoftë Shqipërinë!" shkruan Basha.

EMISIONET