Lulzim Basha deklaroi në prag të miratimit të buxhetit të vitit 2018 se Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka për shkurtimin e mandatit të një qeverie të lidhur me krimin.

“Prioritet i Edi Ramës janë pakica dhe jo shumica e njerëzve që punojnë me djersen e ballit. Ne synojmë frenimin e parave të pista dhe do të bëjmë gjithçka për shkurtimin e mandatit të një qeverie të lidhur me krimin, që përfiton nga kartelet e drogës dhe që e ka lidhur fatin e saj me interesa kriminale”, pohoi Basha, gjatë një deklarate për mediat para selisë së Partisë Demokratike.

/Ora News.tv/