Kryeministrja e Serbisë, Ana Barnabiç ka thënë se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk lidhet me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por me taksën 100%, që kjo e fundit i ka vendosur Serbisë.  

Për Barnabiç zhvillimet aktuale politike, në Kosovë dhe Mal të Zi janë vetëm një farsë, raportojnë mediet kosovare.

Barnabiç: Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërrasë seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë.

Ajo shtoi se Prishtina mori konfirmimin e së drejtës së shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën pala shqiptare e përdor vazhdimisht si një argument.

Barnabiç: Situata që përfundoi në favor të Prishtinës, me dëmin 100 për qind për Serbinë, është përmbysur, dhe falë Listës Serbe, serbët në Kosovë tani janë bashkuar dhe  më të fortë.

/Ora News.tv/