Artan Pogoni do të jetë trajneri i ri i ekipit të volejbollit të femrave, Barleti Voley.

Prezantimi i tij ka ardhur përmes një konferencë për shtyp, me Pogonin që kthehet në detyrë pas 14 vitesh. Në fjalën e tij, Pogoni është shfaqur tepër i emocionuar, ndërsa është shprehur se ekipi do të bazohet te vajzat e universitetit.

Rikthehem sërish në këtë detyrë pas 14 vitesh, një emocion i madh për mua. Jam i lumtur, pasi do të drejtoj një prej skuadrave më të mira në vend. Natyrisht e nis këtë detyrë me objektiva të qarta dhe me pasionin e madh për këtë sport.

“Unë shpresoj shumë të rikthej Barletin kampion, ndaj vendosa të vesh sërish tutat e trajnerit. Kemi një grup të mirë vajzash dhe besoj se do të dimë të krijojmë një ekip simpatik, që do të rivalizojë sezonin e ri”,-tha Pogoni.

/Ora News.tv/