Bardhi: 2019 një vit i vështirë për klimën e biznesit dhe administratën doganore

Bardhi: 2019 një vit i vështirë për klimën e biznesit

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme ndërmjet Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Drejtorisë së përgjithshme të Doganave është folur për klimën e biznesit dhe për problemet e objektivat e këtyre institucioneve për vitin 2020.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgithshëm i Doganave Gjon Bardhi, tha se viti 2019 ishte shumë i vështirë si për klimën e biznesit ashtu dhe për vetë administratën doganore. Sipas tij një ndikim të madh pati edhe tërmeti i 26 nëntorit.

Gjon Bardhi: ‘’Dua të falënderoj Dhomën Amerikane të Tregtisë për ftesën dhe mundësinë për të diskutuar me administratën doganore.

Viti që lamë pas nuk ishte një vit normal, i mirë për klimën e biznesin edhe për ne si administratë doganore,  qoftë për realizimin e të ardhurave por edhe nga ana sociale, nga tërmeti që ndodhi në 26 nëntor.’’

‘’Krijoi probleme te biznesi, te sistemi doganor ku u prish godina dhe administrata ka punuar për disa javë jashtë zyrave. Me gjithë vështirësitë që shkaktoi tërmeti jam i kënaqur që sistemi doganor funksionoi pa pengesa të gjata.

Roli i sipërmarrjes është konsideruar si motor zhvillimi në ekonominë e vendit ndërkohë qeveria prioritet ka klimën e favorshme për biznesin.’’

‘’Edhe pse viti që lamë pas ishte i vështirë, administrata doganore pati disa nga arritjet e saj dhe unë do t’i përmend. Implementimi dogana pa letër, reduktimi i deklaratave doganore, forcimi i  kontrollit të sigurise në pikat e kalimit kufitar, hapja e zyrës doganore të Kosovës.’’

EMISIONET