Barcelona "rrëmben" tituj, Lionel Messi vendos rekorde

Barcelona "rrëmben" tituj, Lionel Messi vendos rekorde

Barcelona triumfoi për herë të 25-të titullin e La Liga-s dhe një meritë për këtë arritje e kishte ylli argjentinas, Lionel Messi.

"Pleshti" shënoi 3-herë në fitoren që katalanasit arritën 4-2 përballë Deportivo La Coruna, duke e dërguar në 32 numrin e golave të realizuar deri në këtë pikë të sezonit, një më shumë se Salah.

Barça kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Phillipe Coutinho, që në minutën e shtatë, pasi braziliani goditi saktësisht nga brenda zonës, pas pasimit të marrë nga Osumane Dembele.

Lionel Messi, u shërbye nga Luis Suarez, në minutën e 38-të, duke shënuar golin e dytë për katalanasit.

Gjithsesi, ende pa u mbyllur pjesa e parë Lucas Perez ktheu në lojë Deportivo me një gol që ngjalli shpresat e ekipit të drejtuar nga Clarence Seedorf.

Kur kaloi një orë lojë, vendasit barazuan me anë të Colak, por më kot, sepse Messi shënoi golin e tretë, nëntë minuta para fundit, sërish i shërbyer nga Suarez.

Tripleta e Messit u kompletua dy minuta më vonë me golin e tretë personal dhe të katërtin për miqtë.

Në “Riazor” Messi ka shënuar 13 gola gjatë karrierës së tij, ndërsa bëhet lojtari i parë në historinë e kampionatit spanjoll që shënon më shumë se 30 gola brënda një sezoni, shifër që e ka arritur 7-të herë radhazi.

EMISIONET