Barcelona i kthehet fitores, mposht pastër Villarreal

Barcelona i kthehet fitores, mposht pastër Villarreal

Pas dy barazimeve rresht, Barcelona i rikthehet fitores. Katalanasit mposhtën pastër me rezultatin 2-0 skuadrën e Villarreal në fushën e këtyre të fundit.

Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë pa gola. Ndërkohë në pjesën e dytë miqtë arritën të shënonin dy gola.

I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 72-të. Më pas ishte i përhershmi Lionel Messi që dyfishoi rezultatin në minutën e 83-të duke vulosur kështu dhe fitoren e Barcelonës.

Ndërkohë skuadra e Villarreal e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e 60-të, Daniel Raba u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon marshimin drejt titullit kampion duke udhëhequr La Ligan me plot 39-të pikë, katër më shumë se Valencia e vendit të dytë.

EMISIONET