Partizani u ndal në një barazim 1-1 në transfertën e Flamurtarit. Një pikë më shumë e humbur se sa e fituar nga kampionët, të cilët humbasin një shans për të nisur "arratinë".

Por, sipas trajnerit, Artan Pogoni, Flamurtari nuk është një skuadër e keqe dhe përfitoi nga konfliktet e shumta që kanë shpërthyer te Partizani. Në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora, Pogoni u shpreh:

"Partizani humbi sot një mundësi shumë të mirë për të krijuar atë avantazhin e duhur të pikëve, sepse të gjithë konkurentët e tyre lanë pikë. Por, ne nuk duhet të harrojmë pasi është një kampionat, si të thuash edhe skuadra e fundit e konsideruar si skuadër e dobët, por nuk është e dobët siç është Flamurtari. Trajneri Birçe i ka marrë maksimumin në këto javë, si me Tiranën ashtu edhe me Partizanin. Partizani përpos lojës po ndikojnë edhe konfliktet brenda. Ndërkohë me një trajner të huaj, duke përfituar edhe nga moskuptimi i gjuhës e lëshon ndonjë fjalë. Ne nuk duhet të pretendojmë që të na vij Fabio Capello apo Allegri," përfundoi Pogoni.

/Ora News.tv/