Barazimi në klasiken me Vllazninë, Elezi: Tirana vuajti mungesën e tifozëve

Barazimi në klasiken me Vllazninë, Elezi: Tirana vuajti mungesën

Vllaznia-Tirana nuk prodhoi fitues, pas barazimit 1-1 në klasiken e kampionatit shqiptar, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.

Një barazim që sipas gazetares sportive, Pejana Elezi erdhi për shkak të "ftohtësisë" së mungesës së tifozëve. Në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora, Elezi u shpreh:

"Isha në Shkodër, ku hidheshin shishe, gurë dhe sharje, e ku Tirana arriti të fitojë. Dukeshin që në ato momente kishte dëshirë që të fitonte shumë. Nuk e di se si ka qënë gjendja emocionale e lojtarëve, por kam përshtypjen që të falësh një klasike në shtëpi, për mua si tifoze, qytetare e Tiranës është  e pafalshme. Humbet klasiken, humbet derbin. Një stadium bosh kam përshtypjen që mund ta ketë vuajtur Tirana, pasi klubi është i lidhur shumë me të," përfundon Elezi.

EMISIONET